Sonte mësohen dy çerekfinalistët e fundit: Maroku konteston Spanjën, Zvicra-Portugalinë

Sonte do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/16-ës së finales së Kupës së Botës 2022. Kampionati Botëror 2022 sheh sonte t’i mbyllet edhe një fazë e garave, me dy bileta të mbetura për fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net. Spanja, Maroku, Zvicra e Portugalia janë katër skuadrat që luftojnë për dy biletat e…

Sport

06/12/2022 08:08

Sonte do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/16-ës së finales së Kupës së Botës 2022.

Kampionati Botëror 2022 sheh sonte t’i mbyllet edhe një fazë e garave, me dy bileta të mbetura për fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Spanja, Maroku, Zvicra e Portugalia janë katër skuadrat që luftojnë për dy biletat e fundit të çerekfinales.

Dita nis me ndeshjen e orës 16:00, ku kombëtarja e Marokut do të sfidojë Spanjën.

Spanjollët shihen si favoritët për të shkuar tutje, megjithatë paraqitjet e mira të Marokut në fazën e grupeve lënë gjithçka të hapur.

Ndeshja e dytë është ajo e orës 20:00, e cila luhet mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Të dyja kombëtaret vijnë në formë mjaft të mirë, me nga dy fitore prej fazës së grupeve.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë dy kombëtaret që i bashkohen Holandës, Argjentinës, Francës, Anglisë, Brazilit e Kroacisë. /Lajmi.net/