Sot takimi për Asociacionin
Me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë sot do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njofton KosovaPress. Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë mbrëmë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim. “Qëllimi ynë është…

Lajme
Me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë sot do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njofton KosovaPress.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë mbrëmë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim.
“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Pjesëmarrjen në këtë takim e konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në kuadër të këtij takimi.
“Normalisht që do të marrë pjesë. Ne jemi parti opozitare, çështjeve duhet tu jap drejtim Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa LDK, në një komunikatë për media ka thënë se në këtë takim, do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së. Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.
Kujtojmë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka ngjallur debat të madh. Dje, diplomatët amerikanë Derek Chollet dhe Gabriel Escobar kanë përsëritur edhe njëherë domosdoshmërinë e formimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Kjo nxiti reagimet e deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se “Zajednica nuk kalon”.