“Srpska”, seancë të jashtëzakonshme për shpronësimet në Brezovicë

Kuvendi i Komunës së Shtërpcës, me kërkesën e këshilltarëve të listës “Srpska”, ka paraparë një mbledhje të jashtëzakonshme për të mërkurën nga ora 10:00, me qëllim të diskutimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës të 11 prillit 2014, lidhur me kërkesën për shpronësimin nga interesi publik, që ka të bëjë me ndërtimin e Qendrës Turistike Brezovica.

Lajme

13/05/2014 09:33

Shpronësimet e mbi 3 mijë hektarëve tokë në Shtërpcë, me qëllim të privatizimit dhe zhvillimit turistik, kanë dalë në krye të agjendës së kësaj komune dhe të njëjtave po u atribuohen edhe motive të tjera, duke mos përjashtuar edhe ato politike.

Organi më i lartë vendimmarrës i Komunës multietnike, Kuvendi Komunal, pa paraparë edhe një mbledhje tjetër të jashtëzakonshme, të dytën me radhë brenda 3 muajsh, për të mërkurën, me qëllim të diskutimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 03/182, të datës 11 prill 2014, lidhur me kërkesën për shpronësimin nga interesi publik të pronës së paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, i cili ka të bëjë me ndërtimin e Qendrës Turisitike Brezovica.