Statutet e komunave në veri, në harmoni me ligjet e Kosovës

Katër komunat veriore kanë miratuar statutet e tyre komunale sipas ligjeve të Kosovës. Këtyre komunave u ishte kërkuar nga MAPL që të harmonizojnë statutet e tyre sipas Kushtetutës së vendit, pasi që paraprakisht në to ishin gjetur shkelje.

Lajme

15/05/2014 21:00

Statutet komunale të katër komunave veriore janë të harmonizuara sipas ligjeve të Kosovës. Këtë gjë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

“Unë tërë pasditen kam qenë nga zyra ime duke monitoruar zhvillimet në seancat e asambleve komunale të komunave veriore dhe më lejoni të ju konfirmoj zyrtarisht që harmonizimi i statuteve është bërë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kërkon edhe Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Tahiri për RTK.