Stresi shan Mc Kreshën në një video të inçizuar nga vetë ai

Reperi nga Shqipëria, Stresi  ka bërë një video ku shihet duke shajtur reperin e PINT, MC Kresha, të cilit i thotë se kurrë më nuk ka për të performuar në Shqipëri.

ShowBiz

11/05/2014 18:00

Duket se sherret mes reperëve kosovarë nuk kanë për t’u ndalur. Dhe sherri mes tyre po bëhet çdo herë e më i madh.

Është reperi Mc Kresha ai i cili nëpër këngë dhe mbrëmje të ndryshme shumë shpesh ka bërë fyerje kundrejt disave, e posaçërisht në albumin e fundit, Emceeclopedy.

Është kënga ‘Hall of Fame’ në të cilën fyerjet i shkojnë posaqërisht Stresit, e ky i fundit nuk ka heshtur.

Ai ka bërë një video ku shan dhe fyen Kreshën, e madje i thotë se ai nuk ka për të performuar kurrë më në Shqipëri.