Studentja e Kosovës, fotografia e ditës në New York Times
The New York Times zgjedh si pamje të ditës një fotografi ku shihet një studente e Universitetit të Prishtinës nën efektin e sprejit të Policisë së Kosovës. Fotografia është bërë nga Visar Kryeziu i Asoshieted Press.

Lajme
Kjo fotografi e agjencisë së lajmeve Asoshieted Press është zgjedhur fotografi e ditës në mesin e disa fotografive tjera nga e përditshmja amerikane The New York Times.
Në këtë fotografi, disa studentë të Universitetit të Prishtinës shihen duke u përpjekur t’ia neutralizojnë efektin e sprejit një kolegeje të tyre pas reagimit të policisë ndaj protestës para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.