Suspendohet Cristiano Ronaldo
Komisioni Disiplinor i La Ligës ka suspenduar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo me tri ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij me karton të kuq në duelin kundër Athletic Bilbaos të dielën. Reprezentuesi portugez u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një përplasje me disa futbollistë të Bilbaos, në barazimin 1:1 në Sam Mames.…

Sport
Komisioni Disiplinor i La Ligës ka suspenduar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo me tri ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij me karton të kuq në duelin kundër Athletic Bilbaos të dielën.
Reprezentuesi portugez u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një përplasje me disa futbollistë të Bilbaos, në barazimin 1:1 në Sam Mames.
Edhe pse trajneri Carlo Ancelotti kishte deklaruar se nuk pret që Ronaldo të ndëshkohet për më tepër se një ndeshje moslojë, ai ka marr lajmin e keq se nuk do të mund të llogarit në futbollistin kryesor për tri ballafaqimet e radhës në kuadër të La Ligës.
Ronaldo, i cili ka të drejtë të luajë sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Copa del Rey kundër rivalit të qytetit Atletico Madrid, do të mungojë në takimet me Villarrealin dhe Elchen në Santiago Bernabeu si dhe udhëtimin tek Getafe.