Szunyog: I surprizuar me vendimin e Qeverisë për ulje pagash në sistemin e drejtësisë

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur habinë e tij për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ulje pagash në sistemin e drejtësisë. Ai për këtë çështje është deklaruar në ‘Twitter’, derisa ka thënë se funksionimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve juridike është një ndër kërkesat kyçe të procesit të integrimit…

Lajme

24/11/2022 15:21

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur habinë e tij për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ulje pagash në sistemin e drejtësisë.

Ai për këtë çështje është deklaruar në ‘Twitter’, derisa ka thënë se funksionimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve juridike është një ndër kërkesat kyçe të procesit të integrimit në BE.

“Jam i surprizuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e konsiderueshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve juridike janë gur themeli i sundimit të ligjit dhe sistemit dhe kërkesë fundamentale për procesin e integrimit në BE”, deklaroi përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, duke anuluar vendimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të vitit 2017.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim për reduktim të punës së gjykatave në Kosovë si rezultat, duke krijuar një listë esenciale shërbimesh. /Lajmi.net/