Tahiri: Prezantimi i buxhetit nëpër komuna, mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve. “Buxheti i…

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve.
“Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve.”, ka shkruar ai.
Tutje, deputeti i AAK-së, ka shtuar se janë tri probleme në këtë çështje.
“E para, në mungesë të rezultateve. E dyta, se kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake. E treta, nëse Qeveria do donte t’i ndihmonte komunat dhe shërbimet më të mira, nuk do ta hiqte nga agjenda legjislative miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.”, ka shkruar Tahiri.
Porosia e Tahirit për Qeverinë është që të mos bëjnë lojë numrash me qasjen sepse sipas tij, ky është buxheti më i madh ‘historik’ sepse është reflektim i inflacionit.
Postimi i plotë: