“Të kthyerit nga Siria duhet të trajtohen si viktima”

21:53 | 23 Prill 2019

Filozofi, Ismail Tasholli, ka thënë se dalja e Kosovës prej luftës ka ndikuar që këtu të përplasen rryma të ndryshme të ideologjive të ndryshme.

Ai këtë e ka thënë derisa ka folur për 110 personat e kthyer nga vatrat e luftës prej Sirisë.

“Pas luftës ka ndodhur inxhiniering i tërë ideologjikë. Janë dy qasje edhe në sociologji se fenomenet e tilla trajtohen si viktima të shoqërisë dhe pikëpamja tjetër është ku individualizmi vihet në pikën kryesore të përgjegjësisë”.

“Këta [të kthyerit’ duhet të trajtohen si viktima”, ka thënë Tasholli në Klan Kosova.

“Vullnetarizmi për t’u kthyer është i qartë me përjashtim prej atyre që nuk janë penduar. Ata [të pa penduarit] duhet të trajtohen si kriminelë”.

Tasholli ka theksuar se kthimi i 110 kosovarëve prej Sirisë këtë herë, ka qenë i dinjitetshëm.