Të premten dihet fati i statuteve të komunave veriore
Më 16 maj komunat veriore do të marrin vesh për ligjshmërinë ose jo të stauteteve të tyre komunale. Besnik Osmani i MAPL-së thotë se janë duke i vlerësuar përmirësimet e bëra. Sipas tij, nëse nuk janë bërë ndryshimet e nevojshme, lënda do të dërgohet në gjykatë.

Lajme
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të premten do të jap fjalën e saj të fundit për statutet e katër komunave të veriore të Kosovës, në të cilat ishin gjetur shkelje më parë.
Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani, tha për lajmi.net se deri të premten do t\’i shqyrtojnë ndryshimet e bëra në statutet e katër komunave në Veri.
Osmani bëri të ditur se çështja e statuteve do të dërgohet në gjykatë, në rast se MAPL vlerëson se nuk janë bërë ndryshimet e nevojshme.
“Ata kanë mbajtur seancat. Janë munduar t’i bëjnë përmirësimet e nevojshme, ne jemi duke i vlerësuar disa përmirësime që i kanë bërë deri të premten e kemi afatin e fundit me dërguar lëndën në gjykatë nëse nuk janë, ose nëse janë mirë të certifikohen”.
Fillimisht, katër komunat në Veri të lumit Ibër kishin kundërshtuar harmonizimin e statuteve komunale me ligje të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit verior kishin deklaruar se statutet e tyre janë neutrale ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe bazën e kanë në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Pas monitorimit të seancave të kuvendeve komunale në komunat veriore, MAPL kishte evidentuar parregullsitë në përmbajtjen e statuteve të miratuara.
Andaj,për këtë u kishte dhënë një afat ligjor prej 30 ditësh për të bërë përmirësimet të cilat kërkohen në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës.