Të rinjtë: Siguria e sfiduar (Video)

11:58 | 8 Tetor 2017

Të rinjtë nga rajone të ndryshme të Kosovës, që studiojnë në Prishtinë, thonë se siguria në përditshmëri, në ambientin ku jetojnë, është relative.

Në rubrikën e përjavshme “VOX”, ata shprehin mendimet e tyre për shkaqet që shkaktojnë drojën dhe pasigurinë e tyre. Sipas tyre, veprimet e papërgjegjshme të individëve, mungesa e preventivës së incidenteve dhe aksidenteve, mungesa e perspektivës, droja nga ndonjë sulm eventual terrorist, e të tjera, krijojnë pasiguri. /REL/