Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, përfundon i ngordhur një qen

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Obiliq mëngjesin e së hënës, ka përfunduar i ngordhur një qen në Obiliq. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke shtuar se rasti është në hetim, shkruan lajmi.net. “Qendra e trajnimit në KEK, Obiliq 05.12.2022 – 08:25.…

Lajme

06/12/2022 10:19

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Obiliq mëngjesin e së hënës, ka përfunduar i ngordhur një qen në Obiliq.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke shtuar se rasti është në hetim, shkruan lajmi.net.

“Qendra e trajnimit në KEK, Obiliq 05.12.2022 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i sigurimit ka informuar se ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar  me armë zjarri. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/