Tevez: Forca Argjentina

Carlos Tevez e ka dhënë mbështetjen e tij për Përfaqësuesen e Argjentinës, edhe pse nuk u ftua për Botërorin e Brazilit. Sulmuesi argjentinas kërkon nga të gjithë të jenë të bashkuar, për t’i arritur objektivat.

Sport

15/05/2014 23:36

Lajmi qarkullonte qysh kohë më parë. Carlo Tevez nuk do të luante në Botëror, ndërsa këtë ndoshta e dinte edhe ai.

Por kushedi, ka shpresuar deri në fund. Deri dje, kur Alejandro Sabella nuk e ka përfshirë në listë. Emri i Tévez nuk figuron askund, për dallim prej atij të Di Santo.

Tifozët argjentinas janë shokuar kur e kuptuan se sulmuesi i Juventusit nuk do të jetë në Botëror, por ish futbollisti i ekipeve nga Manchesteri tregohet i matur, në mesazhin që e jep përmes rrjetit social, Tëitter.

“Me këtë mesazh, dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e marrë. E di se nuk kam qenë kurrë pjesë e procesit të kësaj Kombetareje, nuk duhet t’i kërkojmë problemet ku nuk ekzistojnë”, shkroi fillimisht Tevez.

“Kërkoj nga të gjithë, gazetarët, lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët, të jenë të bashkuar, të shkojnë të gjithë në të njëjtin drejtim. Për t’ua dhuruar tifozëve gëzimin më të madh”, ka vazhduar Tevez.