Thaçi e mban partinë pezull

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi, nuk po lë qoshe të Kosovës pa shkelur si pjesë e fushatës zgjedhore, por është bërë i pakapshëm për anëtarët e partisë së tij. 

Lajme

13/05/2014 10:44

Ai nuk po u përgjigjet kërkesave të anëtarëve që po kërkojnë të dinë nëse do të mund të jenë kandidatë të PDK-së për deputet.

Kjo, pasi që lideri i kësaj partie ka vendosur që gjithçka rreth zgjedhjeve ta bëjë vetë, duke e anashkaluar kështu Këshillin Drejtues të partisë.

Zyrtarë të lartë të PDK-së, i kanë thënë gazetës Tribuna, në kushte anonimiteti, se ky këshill ende nuk ka diskutuar për listën e kandidatëve për deputetë dhe as që është mbledhur, qysh prej kohës kur është vendosur që të votohet për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se në parti nuk janë dhënë shumë shpjegime për listën, pos përgjigjes se kandidatët do të vendosen nga kryetari i partisë pas konsultimeve që do të ketë me zëvendësin e tij Kadri Veselin.