Thaçi prezanton aderimin e Ramadan Ilazit në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar anëtarësimin në PDK, të aktivistit të shoqërisë civile, Ramadan Ilazi. 

Lajme

10/05/2014 20:25

Thaçi e ka numëruar sukseset e Ilazit gjatë aktivitetit të tij në shoqërinë civile.

“Sot i dëshirova mirëseardhje Ramadan Ilazit, njërit nga zërave më të spikatur të aktivizmit qytetar në Kosovë”. 

“Dani ka përfunduar studimet në Shkollën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Univerzitetin St. Andreës si bursist i Qeverisë Britanike ndërsa tani është ligjerues i lëndëve të Paqes dhe Konfliktit në kolegje private në Kosovë”. 

“Para angazhimit të tij në PDK, ai ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kosovar të Paqes si dhe ka shërbyer në borde të disa organizatave jo-qeveritare. Krahas kësaj, Dani ka qenë njëri ndër themeluesit e Lëvizjes FOL”.  

“Revista prestigjioze amerikane Time Magazine e ka botuar më 2007 profilin e tij, duke e quajtur Danin si “një nga njerëzit e rrallë që tejkalojnë moshën dhe vendlindjën e tyre” ka shkruar Thaçi. 

Ndërsa, në njoftimin e postuar në faqen Thaçit në Facebook, thuhse se Ilazi ka deklaruar se “ftesën e Kryeministrit për t\’iu bashkangjitur e kam pranuar si thirrje për t\’i shërbyer vendit në kuadër të misionit të ri të zhvillimit, pas pavarësimit dhe konsolidimit të shtetit. Kam vendosur që njohurinë dhe përgaditjen time ta ofroj në të mirë të vendit tim”.