Thaçi takon Hahnin: Vendimi i shpejtë për liberalizimin e vizave, nevojë thelbësore për Kosovën – Lajmi.net
Thaçi takon Hahnin: Vendimi i shpejtë për liberalizimin e vizave, nevojë thelbësore për Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:27, 15 April 2019
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar edhe me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn.

Gjatë këtij takimi Thaçi dhe Hahn kanë biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane si dhe për liberalizimin e vizave, përcjell lajmi.net.

Thaçi përmes një postimi në Twittet ka bërë të ditur se me Hahn ka biseduar për rëndësinë e një vendimi të shpejtë për liberalizimin e vizave për kosovarët

”Bisedova me Komisionerin Johannes Hahn mbi çështjen e nevojës për angazhim të fortë në Bruksel si dhe angazhim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në Prishtinë. Shpreha nevojën thelbësore për një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapat e ardhshëm vendimtar për të përmbushur agjendën evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Thaçi sot është takuar edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Thaçi i ka thënë Tusk se pas plotësimit të të gjitha kritereve, ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO