The Athletic: Senzori ka treguar se Ronaldo s’e ka prekur topin te rasti i golit të parë ndaj Uruguajit

Cristiano Ronaldo nuk e ka prekur topin te rasti i golit të parë ndaj Uruguajit në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës. Kështu e ka konfirmuar The Athletic në raportimin e fundit, duke thënë se është përfshirë edhe senzori i topit për të treguar diçka të tillë. Ndonëse iu afrua shumë, CR7…

Sport

29/11/2022 14:30

Cristiano Ronaldo nuk e ka prekur topin te rasti i golit të parë ndaj Uruguajit në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Kështu e ka konfirmuar The Athletic në raportimin e fundit, duke thënë se është përfshirë edhe senzori i topit për të treguar diçka të tillë.

Ndonëse iu afrua shumë, CR7 nuk arriti që të paktën t’i japë një kahje topit dhe, si rrjedhojë, goli iu numërua Bruno Fernandesit.

Lojtari u shpreh i pakënaqur në lidhje me këtë situatë, duke i kërkuar llogari njërit nga përgjegjësit e FIFA-s. /Lajmi.net/