Tifozët e Anglisë përplasen me policinë çeke – një i lënduar dhe 10 të arrestuar: Rrugët me gjak

21:45 | 11 Tetor 2019

Tifozët e Kombëtares së Anglisë janë kthyer në një problem për policinë çeke. Policia e Republikës së Çekisë është përballur me tifozët e Anglisë, para ndeshjes Çeki – Angli, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të ‘Sky Sport News’, së paku një tifoz i Anglisë është i lënduar dhe 10 të tjerë të arrestuar. Gjithçka kishte nisur […]

Tifozët e Kombëtares së Anglisë janë kthyer në një problem për policinë çeke.

Policia e Republikës së Çekisë është përballur me tifozët e Anglisë, para ndeshjes Çeki – Angli, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport News’, së paku një tifoz i Anglisë është i lënduar dhe 10 të tjerë të arrestuar.

Gjithçka kishte nisur kur tifozët anglez po thyenin shishe në rrugët e Pragës, për të bërë që policia të intervenonte.

‘Sky Sport’ njofton se një sasi e madhe gjaku ka mbetur në rrugët e qytetit, pas përplasjes së madhe, ku një person ka mbetur i shtrirë në tokë. /Lajmi.net/