Torino ndal Milanin
Milani u ndal. Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Rossonerët barazuan 1:1 në San Siro me Torinon, në kuadër të xhiros së 22’të në Serie A. Skuadra e trajnerit Clarence Seedorf humbi pikët e para nën drejtimin e strategut holandez, edhe pse e kërkoi fitoren deri në fund të ndeshjes. Sulmuesi Ciro Immobile realizoi një gol…

Sport
Milani u ndal. Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Rossonerët barazuan 1:1 në San Siro me Torinon, në kuadër të xhiros së 22’të në Serie A.
Skuadra e trajnerit Clarence Seedorf humbi pikët e para nën drejtimin e strategut holandez, edhe pse e kërkoi fitoren deri në fund të ndeshjes.
Sulmuesi Ciro Immobile realizoi një gol të bukur në minutën e 17’të duke kaluar mysafirët në epërsi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Por, pothuajse menjëherë pas intervalit qendërmbrojtësi Adil Rami shënoi me një goditje nga distanca duke barazuar rezultatin.
Në vazhdim, Milani u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores, por Torino u mbrojt me sukses duke nxjerrë një pikë nga San Siro.
Torino ka 33 pikë në pozitën e gjashtë kurse Milani ka 29, dhe është i nënti.