Townsend dhe Sterling mbrojnë Januzajn
Andros Townsend dhe Raheem Sterling kanë mbështetur rivalin e tyre të Premierligës, Adnan Januzaj. Mesfushori kosovar i Manchester Unitedit përfundoi në tabloidin britanik The Sun ku studentja Melissa McKenzie u ankua se Januzaj ishte treguar tepër ‘koprrac’ pasi e kishte ftuar në takimin e parë në një restorant të lirë, Nando’s. Për më tepër ajo…

Sport
Andros Townsend dhe Raheem Sterling kanë mbështetur rivalin e tyre të Premierligës, Adnan Januzaj.
Mesfushori kosovar i Manchester Unitedit përfundoi në tabloidin britanik The Sun ku studentja Melissa McKenzie u ankua se Januzaj ishte treguar tepër ‘koprrac’ pasi e kishte ftuar në takimin e parë në një restorant të lirë, Nando’s.
Për më tepër ajo shtoi se mesfushori u paraqit në gardërobë sportivë derisa ajo kishte veshje solemne dhe take të larta. 25-vjeçarja u hidhërua edhe më tepër kur 18-vjeçari nuk pagoi për parkingun e saj pasi nuk kishte ardhur për ta marrë me veturë.
Mirëpo, mesfushori i Tottenhamit, Andros Townsend dhe ai i Liverpoolit, Raheem Sterling kanë reaguar ndaj lajmit duke i dalë në mbrojtje Januzajt.
“Nando’s ishte tepër për të. Do t’ia kisha blerë një çokollatë Freddo dhe e kisha dërguar atje ku e ka vendin”, shkroi Townsend në Twitter.
Kurse, Sterling shtoi: “Vajzë nëse ke pasur nevojë për një copë tjetër të pulës është dashur ta kërkosh”.