Tradhtia e Clinton, Akti II
Monica Lewinsky nuk ishte femra e vetme me të cilën Bill Clinton e tradhtoi bashkëshorten e tij, Hillary. Tash, në skenë doli edhe afera e dytë ‘zyrtare’ e ish Presidentit amerikan. Bëhet fjalë për bukuroshen Elizabeth Hurley, e cila flitet se e kishte një afërë njëvjeçare me Clinton. Madje, ky i fundit ia hiqte të…

Bota
Monica Lewinsky nuk ishte femra e vetme me të cilën Bill Clinton e tradhtoi bashkëshorten e tij, Hillary.
Tash, në skenë doli edhe afera e dytë ‘zyrtare’ e ish Presidentit amerikan. Bëhet fjalë për bukuroshen Elizabeth Hurley, e cila flitet se e kishte një afërë njëvjeçare me Clinton.
Madje, ky i fundit ia hiqte të gjitha shpenzimet, vetëm e vetëm që ajo të zbarkonte kohë pas kohe në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.
Sipas mediave të huaja, ajo që e bën edhe më skandaloze këtë pabesi të Bill, gjatë flirtimit të tij të parë me Liz, gruaja e tij, Hillary, që aktualisht është duke punuar për kampanjën presidencialë të 2016’shit, ishte vetëm një dhomë më tej.
Sipas uebfaqes amerikane Radaronline.com, Clinton e kishte ndërprerë këtë lidhje ‘në të zezën’, me aktoren dhe modelen britanike, pasi ai ishte frikësuar se do të binte në dashuri në të.
Kjo aferë u zbulua pasi ish i dashuri i Liz, aktori Tom Sizemore, ishte ‘zënë’ në një kasetë duke e aranzhuar një takim sekret në mes të presidentit të atëhershëm dhe Hurley.
Në atë kohë, Clinton i kishte telefonuar aktores 48 vjeçare, duke i thënë: “Elizabeth, të thërret Komandanti. Po ta dërgoj një aeroplan për të të marrë pas tri orësh. A është kjo një kohë e mjaftueshme?”.
Pas disa orësh, ajo kishte arritur në Shtëpinë e Bardhë, ku karizmatiku Clinton ia dhuroi asaj një turne personal, para se t’ia tregonte dhomën e fjetjes…
Clinton e kishte shpëtuar mrekullisht martesën, pas skandalit me Lewinskyn. Tash, Presidenti i dashur për kosovarët ka rënë në hall të madh sërish.