Tri klube pas Stefan de Vrij

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij po mendon për një kontratë të re, por ndërkohë ka marrë interes nga Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City. Qendërmbrojtësi është nën kontratë vetëm deri në fund të sezonit aktual dhe i është ofruar një marrëveshje e re për të qëndruar në San Siro me një pagë më…

Sport

08/12/2022 22:30

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij po mendon për një kontratë të re, por ndërkohë ka marrë interes nga Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City.

Qendërmbrojtësi është nën kontratë vetëm deri në fund të sezonit aktual dhe i është ofruar një marrëveshje e re për të qëndruar në San Siro me një pagë më të ulët.

Besohet se propozimi është 3.5 milionë euro në sezon për dy vjet me një opsion për një të tretën, ndërsa De Vrij dëshiron të mbetet në pagën e tij aktuale prej 4.2 milionë euro.

Sipas ‘FCInterNews.it’, nëse nuk do të kishte një marrëveshje, atëherë De Vrij ka interes nga jashtë për të vazhduar karrierën e tij, veçanërisht nëse ai lejon që marrëveshja të përfundojë për t’u bërë lojtar i lirë në qershor.

Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City raportohet se kanë kontaktuar agjentin Federico Pastorello për të kërkuar informacion mbi situatën.

De Vrij iu bashkua Interit si agjent i lirë nga Lazio në vitin 2018./Lajmi.net/