Turqi: 274 minatorë të vdekur, hapen varre masive
Zemërim dhe pikëllim të madh ka ngjallur vdekja e 274 minatorëve në Turqi, të cilët vdiqën gjatë një shpërthimi në një minierë në qytetin Soma.
Bota
Rreth 450 të tjerë kanë arritur të shpëtohen, por mbetet ende i paqartë numri i saktë i atyre që mund të jenë ende në minierë.
Varre masive janë hapur në të gjithë qytetin për të varrosur ata që u nxorën në sipërfaqe deri në mbrëmje.
Në qendër të qytetit Soma protestuesit dhe kryesisht adoleshentë janë përballur me forcat speciale të policisë, duke thyer dyer e dritare të zyrës qendrore të partisë në pushtet dhe duke bërtitur për dorëheqjen e kryeministrit Erdogan.
Si transmeton BW, edhe në Stamboll qindra protestues u mblodhën në protestë.