Turqia nuk e ka ndërmend t’i paguajë dëmin Qipros

Ankaraja zyrtare deklaroi të martën se nuk do ta paguajë shumën prej 90 milionë eurove, në emër të kompensimit Qipros, në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit nga ana e Turqisë, në vitin 1974.

Bota

13/05/2014 17:59

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Turqinë një ditë më parë që të paguajë 90 milionë euro, për shkak se i ka shkelur të drejtat e njeriut gjatë pushtimit të Qipros veriore.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë sot se Turqia nuk paguan kompensim për një vend të cilin nuk e njeh zyrtarisht, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Qiproja është e ndarë që nga vitit 1974, kur trupat ushtarake turke pushtuan pjesën veriore të ishullit, pas grusht-shtetit të inspiruar grek që kishte për qëllim bashkimin e Qipros me Greqinë.

Ky ishull iu bashkua eurozonës në vitin 2004.

Gjykata e Strasburgut, bazuar në vendimin e datës 12 maj, ka bërë me dije se pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë, nuk mund të fshihet përgjegjësia ndaj asaj që ka ndodhur.

Rasti në këtë gjykatë ishte dërguar nga qeveria qipriote.

Davutoglu tha se vendimi i së hënës është në një kohë të gabuar, kur tashmë po pritet që të rifillojnë bisedimet e paqes për këtë ishull të ndarë.