Twitter me dizajn të ri
Sot përdorues të shumtë të Twitterit nga Kosova kanë lajmëruar se u është shfaqur një pamje krejtësisht ndryshe nga e kaluara. Kjo për shkak se Twitter ka ndryshuar dizajnin.

Përdorues të shumtë të
Në pamjen e re vërehen disa ndryshime – dizajni është më “clean”, fonti (shkronjat) janë më të mëdha por më të holla, e butonat nuk duken më 3D.
Pjesa lartë në të majtë ka po ashtu ndryshime. Aty tanimë shfaqet një mini-verzion i profilit, ku shihen foto e profilit, header dhe emri e mbiemri përdoruesit. Përveç tjerash, nëse nuk ju pëlqejnë ngjyrat, atëherë ju mund ta personalizoni pamjen sipas dëshirës.
Për të kërkuar mendimin e tyre, lajmi.net kontaktoi disa përdorues aktivë në twitter, për të marrë opinionet e tyre rreth pamjes së re.
“Dizajni i ri është mjaft praktik dhe i pranueshëm. Lejon më shumë hapesirë në timeline për t’i parë tweet’at e të tjereve, sesa historinë tënde, kështu që më pëlqen”, deklaroi udhëheqësi i emisionit “Interaktiv” në KTV, Xhemajl Rexha, i cili është një përdorues i rregullt i këtij rrjeti social.
“Ky dizajn nuk më pëlqen dhe aq për shkak se jam mësuar shumë me të vjetrin dhe madhësia e fontit është më e madhe se që duhet”, thotë Megzoni, një përdorues tjetër mjaft aktiv në Twitter.
“Kryesisht po më pëlqen fakti që Twitter i ka mbledhur të gjitha elementet në header nga menyja, njëkohesisht po më duket si google me një stil minimal”, është mendimi i Valonit për pamjen e re të Twitter.
“I kënaqur me dizajnin e ri. Shumë kompani po zbatojnë dizajne të thjeshta për syrin e njeriut, ndër to edhe Twitter. E vetmja e metë është se nuk mund ta shohim numrin e saktë të cicërimave pasi me përditësimin e ri ato janë të rrumbullakësuara”, na tregoi Lirimi, një përdorues tjetër aktiv i këtij rrjeti social.
Kurse Luani u shpreh: “Dizajni i ri më gjeti të “befasuar” dhe më pëlqeu më shumë se që e prisja.”