U ndaluan nga policia për kontroll rutinë, dy personave ju gjenden rreth 33 mijë euro kesh me vete
Dy persona janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për veprën “Shmangie nga tatimi”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:00, zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës kanë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar mijëra euro, shkruan lajmi.net. “Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është…

Lajme
Dy persona janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për veprën “Shmangie nga tatimi”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:00, zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës kanë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar mijëra euro, shkruan lajmi.net.
“Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Peronat e dyshuar nuk kanë arritë të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara, andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/