Udhëheqësi i Kupës së Botës në Katar për vdekjen e punëtorëve: Vdekja është proces natyral jetësor
Ndonëse u raportua për shumë të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve për Kupën e Botës, udhëheqësit të këtij kompeticioni në Katar nuk po i duket shumë tragjike kjo situatë. Sipas tij, vdekja është pjesë natyrale e jetës dhe kjo mund të vijë kurdo dhe kudo. Ndonëse shpreh, të paktën deklarativisht, dhimbje për jetët e humbura…

Sport
Ndonëse u raportua për shumë të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve për Kupën e Botës, udhëheqësit të këtij kompeticioni në Katar nuk po i duket shumë tragjike kjo situatë.
Sipas tij, vdekja është pjesë natyrale e jetës dhe kjo mund të vijë kurdo dhe kudo.
Ndonëse shpreh, të paktën deklarativisht, dhimbje për jetët e humbura gjatë kësaj “maratone” të punës, Nasser Al Khater e arsyeton si diçka normale këtë çështje të ngritur nga mediet.
“Vdekja është pjesë natyrale e jetës. Mund të ndodhë në punë dhe në gjumë. Sigurisht, ne ndjejmë me familjarët e të vdekurve”, tha ai, shkruan ESPN. /Lajmi.net/