UP’ja ka degraduar
Afrik Kasolli është treguar mjaft kritik ndaj gjendjes në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se strukturat menaxhuese, që sipas tij janë fajtorët kryesor të shkatërrimit të këtij institucioni, kanë pasur bekimin e skenës politike.

Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij për skandalet që kanë ndodhur së fundi në Universitetin e Prishtinës.
Kasolli thotë se “shkatërrimi i këtij institucioni” të dijes, është bërë me “bekimin e politikës”. Ai theksoi se pas skandalit në Fakultetin e Mjekësisë dhe arrestimit të shumë personave, skandali i radhës është mashtrimi i profesorëve universitar për arritjet e tyre akademike.
“Manipulimi, mashtrimi, shkatërrimi i cilësisë së këtij Universiteti dhe degradimi i Universitetit përbëjnë tiparet kryesore të strukturave menaxhuese të këtij institucioni”.
“Nuk ka dilemë se kjo frymë e shkatërrimit të këtij institucioni është zhvilluar me bekimin e politikës së deritanishme institucionale.
“ Është e ditur se që nga paslufta strukturat udhëheqëse, e sidomos rektorët janë emëruar nga strukturat politike dhe parapolitike, e mos të flasim për komisionet recensuese për zgjedhjen e stafit akademik”, tha deputeti Afrim Kasolli.