Vajza e Ibrahim Rugovës: Nuk po aderoj në LDK

Teuta Rugova, vajza e ish presidentit Ibrahim Rugova ka deklaruar se ajo nuk po aderon në LDK, sepse në shtëpinë e LDK-së ka lindur, në frymën e LDK-së është rritur dhe edukuar dhe se LDK-ja është shtëpia dhe familja e saj politike. 

Lajme

10/05/2014 21:51

Ajo për portalin Botapress, ka sqaruar se nesër në një ceremoni solemne që do të mbahet në shtëpinë që ishte seli e Presidentit Rugova, do të bëhet hyrja formale e saj në listën për deputete në Kuvendin e Kosovës. 

Në këtë ceremoni që pritet të mbahet nesër do të merr pjesë edhe lideri I LDK-së Isa Mustafa, zyrtarë të lartë të LDK-së dhe familja e presidentit Rugova. 

Por vlenë të theksohet, se në frymë të njejtë sikurse Teuta, ishte rritur edhe vëllau i saj Uka. Por ai në rastin e parë kur ishte inkuadruar në politikë, atë nuk e kishte bërë përmes LDK-së, por përmes një subjekti tjetër politik (Lista Ibrahim Rugova), e cila kishte garuar në zgjedhjet parlamentare, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.