Valon Murtezaj në LDK

LDK ka bërë lëvizjen e dytë para zgjedhjeve të 8 qershorit. Valon Murtezaj i është bashkuar sot subjektit të Isa Mustafës. Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe e bija e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Teuta. Sot në këtë parti ka aderuar edhe afaristi i njohur nga Rahoveci, Shani Mullabazi.

Lajme

10/05/2014 14:33

Subjektet politike në vend vazhdojnë përforcimet. Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar Valon Murtezaj.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke prezantuar anëtarin më të ri të LDK-së, ka çmuar lartë personalitetin e Valon Murtezajt, duke thënë se është shembull në botë të një kosovari të suksesshëm.

“Profesor Valoni është modeli më i mirë i kosovarit të suksesshëm në botë”.

Ai mbanë thellësisht vlera perëndimore dhe është person me integritet të lartë dhe kulturë të punës dinamike dhe inovative”, tha Mustafa gjatë konferencës për media të shtunën.

Ndërkaq, anëtari më i ri i LDK-së, Valon Murtezaj ka thënë se i është bashkuar LDK-së, pasi ka vlerësuar se në ditët që e presin Kosovën, e që sipas tij nuk do të jenë të lehta është e nevojshme që të jemi së bashku.

“Në vitet në vijmë në kohët të cilat po vijnë të cilat do të jen shumë sfiduese për shtetin e ri të Kosovës, të gjithë të jemi bashkë duke i qëndruar thellësisht vlerave që i mban Kosova tradicionalisht, vlerave evropian edhe atlantike dhe kjo më ka bërë më së shumti që ti bashkohem ekipit të profesorit Isa Mustafa”.

Murtezaj aktualisht është ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Parisit.

LDK, sot ka prezantuar dhe aderimin afaristit të njohur Shani Mullabazi nga Rahoveci.

Gjatë një konference për media, zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të diturse në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe vajza e ish-Presidnetit Ibrahim Rugova, Teuta.

Gjithashtu, në LDK të premten ka aderuar edhe analisti Bardhyl Metaj.