Van Dijk beson që Holanda mund të luajë më mirë

Lojtari i kombëtares holandeze, Virgil Van Dijk, siguroi pas fitores ndaj Shteteve të Bashkuara se mund të bëjnë akoma më mirë në çerekfinalen e Botërorit, në të cilën i pret Argjentina. Qendërmbrojtësi foli për televizionin holandez ‘NOS’ pas fitores 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në 1/16 e finales. “Unë mendoj se mund të bëjmë edhe…

Sport

04/12/2022 15:36

Lojtari i kombëtares holandeze, Virgil Van Dijk, siguroi pas fitores ndaj Shteteve të Bashkuara se mund të bëjnë akoma më mirë në çerekfinalen e Botërorit, në të cilën i pret Argjentina.

Qendërmbrojtësi foli për televizionin holandez ‘NOS’ pas fitores 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në 1/16 e finales.

“Unë mendoj se mund të bëjmë edhe më mirë. Ne duam të përmirësohemi. Ky ka qenë tashmë një hap përpara, ne kemi shënuar dy gola fantastikë. Ata kanë shënuar kundër nesh dhe ne kemi gjetur një mënyrë për të vazhduar luftën. Kjo thotë gjithçka për këtë ekip”, pohoi ai.

“Sot kemi qenë më mirë me zotërimin e topit, por jemi shumë kritikë. Në Holandë njerëzit janë shumë kritikë, sepse ne mund të luajmë futboll më të mirë. Por jemi në çerekfinale. Tani është koha për t’u rikuperuar, kemi dy ditë shtesë dhe kjo ndihmon”, tha Van Dijk.

Holanda përballet me Argjentinën në çerekfinale më nëntë dhjetor, me fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/