Veliu: Kthimi në punë i serbëve të veriut është diskutuar në Bruksel kur u arrit marrëveshja për targat

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, po dyshon se në Bruksel është diskutuar edhe çështja e kthimit në punë e serbëve të Veriut, përfshirë këtu policët, gjyqtarët, prokurorët dhe disa të tjerë. Veliu në një përgjigje për Gazeta…

Lajme

29/11/2022 13:48

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, po dyshon se në Bruksel është diskutuar edhe çështja e kthimit në punë e serbëve të Veriut, përfshirë këtu policët, gjyqtarët, prokurorët dhe disa të tjerë.

Veliu në një përgjigje për Gazeta Blic ka thënë se kjo çështje është diskutuar në momentin kur është arritur marrëveshja për targat.

“Edhe pse nuk ka informacion nga Qeveria për marrëveshje për targat, unë besoj se edhe ky element është diskutuar mes palëve! Unë së paku kështu mendoj!”, ka thënë ai për Gazeta Blic.Policë, gjyqtarë e prokurorë e staf administrativ u tërhoqën nga vendet e tyre të punës në institucionet e Kosovës pasi që iu “mbeti hatri” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera , vendim ky që ‘ra në ujë’ pas një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Por a duhet dhe si mund të kthehen serbët e veriut në institucionet atje?Agim Veliu ka qenë fare i shkurtër në këtë përgjigje, duke thënë se nëse serbët në polici, gjyqësor dhe prokurori duan të kthehen në vendet e punës që kishin më parë, është kryekëput në dorën e Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti.

“Për sa i takon formës së kthimit të atyre qe i kanë lëshuar institucionet, për atë duhet të vendosë Qeveria!”, vlerëson Veliu.