Veseli mirëpret votimin e Ligjit të Asociimit në Organizata Joqeveritare – Lajmi.net
Veseli mirëpret votimin e Ligjit të Asociimit në Organizata Joqeveritare
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:40, 15 April 2019
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro Ligjit të Asociimit në Organizata Joqeveritare.

E këtë e ka mirëpritur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kreu i Kuvendit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e drejta e asociimit është njëra nga të drejtat më fondamentale të një demokracie, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Veselit:

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan sot për Ligjin e Asociimit në Organizata Jo-qeveritare. E drejta e asociimit është njëra nga të drejtat më fundamentale të një demokracie. Ky ligj është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ka marrë në konsideratë rekomandimet e shoqërisë civile të Kosovës. Duke e votuar këtë ligj, ne e kemi fuqizuar demokracinë e vendit tonë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO