Vetëm Barcelona

Lionel Messi mund të kishte përfunduar në Chelsea, Bayern Munich ose Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli i Barcelonës, i cili iu bashkua gjigantit katalan si 13-vjeç gjithmonë ka theksuar se ka lidhje të ngushtë me klubin. Por, sipas të përditshmes sportive katalan Mundo Deportivo, kompania e veshmbathjeve sportive Adidas ishte e gatshme…

Sport

05/11/2013 15:27

Lionel Messi mund të kishte përfunduar në Chelsea, Bayern Munich ose Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli i Barcelonës, i cili iu bashkua gjigantit katalan si 13-vjeç gjithmonë ka theksuar se ka lidhje të ngushtë me klubin.

Por, sipas të përditshmes sportive katalan Mundo Deportivo, kompania e veshmbathjeve sportive Adidas ishte e gatshme të ndihmojë largimin e tij nga Nou Camp, duke ia ofruar mundësinë e transferimit të argjentinasit, skuadrave që e kanë si sponsor, Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Gazeta e krahut të Barcelonës, ka raportuar se përfaqësuesit e Messit u njoftuan për propozimin e Adidasit dhe informuan Barcelonën, por futbollisti nuk kishte ndërmend të largohej nga klubi.

Edhe pse Adidas ishte në gjendje të paguajë 105 milionë funte për të ndihmuar në transferimin e Messit te ndonjëra prej klubeve të lartpërmendura, ylli argjentinas edhe njëherë tjetër konfirmoi dashurinë e tij për Barcelonën.