Vetëm për Putinin: Porsche po e punon limuzinën e presidentit!
Limuzina e re e Vladimir Putinit, do të jetë gati pas dy vitesh, e përveç firmave të njohura ruse, në të po punon edhe Porsche.

Bota
Shumica e prodhuesve rus të veturave, por edhe prodhuesi gjerman Porsche, janë duke punuar në prodhimin limuzinës së Putinit, e cila do të jetë gati për prodhim në vitin 2016.
Mediat ruse kanë arritur të zbulojnë fotografitë e konceptit të limuzinës, dhe se modeli përmban simbole shtetërore, raporton portali SEEbiz.
Por duket se modeli i kësaj veture është i bazuar në dizajnin e limuzinave luksoze britanike Rolls-Royce dhe Bentley. Prototipi i kësaj limuzine do të testohet në fund të këtij viti, ndërsa prodhimi i saj është planifikuar të fillojë në vitin 2016.