Vetëvendosje do të krijojë kushte për të luftuar korrupsionin

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar masat që ky subjekt do t’i merr në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse do të qeverisë me Kosovën pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. 

Lajme

14/05/2014 15:16

Lideri i Vetëvendosjes,  Albin Kurti të mërkurën në një konferencë për media thënë se me ndryshimet që do t’i bëjnë, do të krijohen kushte të favorshme për luftimin e korrupsionit. 

Kurti ka thënë se shtylla e parë e alternativës qeverisëse të Vetëvendosjes është shteti i së drejtës.

“Ne besojmë që drejtësia është karakteristika themelore e shtetit republikan dhe qeverisja e Vetëvendosjes do të jete ajo e cila nëpërmjet pushtetit të saj dhe duke e çliruar gjyqësorin nga ekzekutivi do ta mundësoj dhe garantoj drejtësinë në republikë dhe të drejtat për qytetarët.

“Qeverisja e Vetëvendosjes do ta rishikoj strukturën e pagesës së gjykatësve, prokurorëve dhe policëve. Qeverisja jonë do të ndryshoj kushtet maksimale të përkrahjes institucionale që është nevojshme për realizimin e një sistemi efektivë të drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje, në rast se fiton, do  të aprovojë ndryshme dhe plotësime të Kodit Penal dhe Procedurës penale me qëllim për arritjen e rezultateve sa më të mira në luftimin e kriminalitetit.

“Të gjithë ata që kanë uzurpuar, vjedhur , keqmenaxhuar paranë dhe pasurinë publike, të gjithë ata që kanë bërë vjedhje të buxhetit dhe dëmtim të interesit publikë dhe me atë rast kanë përfituar vetë,  do të përgjigjen para drejtësisë dhe qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes, do ta kemi luftimin e korrupsionit dhe të krimit sepse do të kemi sundim të ligjit. Me qeverisjen e Vetëvendosjes, do të kemi prokuror shumë më të famshëm që e luftojnë krimin,  se sa avokatët që i mbrojnë kriminelët. Me qeverisjen e Vetëvendosje qytetarët do ta duan shtetin e tyre”.