Vetëvritet me bombë

M.Veliqi, 48 vjeçar nga Skenderaj, ka vrarë veten me bombë sot rreth orës 9:00 të mëngjesit, në arën e tij në afërsi të ish-minierës së thëngjillit në Polac. Paraprakisht ai kishte shtwnw me revole ndaj vetes.

Lajme

08/11/2013 11:47

M.Veliqi, 48 vjeçar nga Skenderaj, ka vrarë veten me bombë sot rreth orës 9:00 të mëngjesit, në arën e tij në afërsi të ish-minierës së thëngjillit në Polac. Mësohet se viktima paraprakisht kishte shtënë me revole ndaj vetës, në pjesën e poshtme të trupit, raporton Kosovapress.

Mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë thënë se viktima kishte plagë të shkaktuara me bombë.

Mjeku kujdestar në QKMF, dr. Mentor Shala, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia, po ashtu, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Kosovapress/