Video e paparë më herët, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi duke kënduar me çifteli

Një video e paparë më herët është publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili prej dy vitesh gjendet në Hagë. Në këto pamje, shihet ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke kënduar me çifteli bashkë me bashkëluftëtarin e tij tashmë të ndjerë, Mujë Krasniqi-Kapuçi, transmeton lajmi.net. Ngjarja…

Lajme

27/11/2022 16:29

Një video e paparë më herët është publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili prej dy vitesh gjendet në Hagë.

Në këto pamje, shihet ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke kënduar me çifteli bashkë me bashkëluftëtarin e tij tashmë të ndjerë, Mujë Krasniqi-Kapuçi, transmeton lajmi.net.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1992, në dasmën e Elmi Zekës, në fshatin Abri të Skenderajt.

Videoja është publikuar në prag të 28 nëntorit, 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë./Lajmi.net/