Vitia paralajmëron 5 milionë euro investime në komunën e udhëhequr nga Vetëvendosje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë. Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes, të udhëhequr nga Vetëvendosje ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej…

Lajme

07/02/2023 15:49

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë.

Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes, të udhëhequr nga Vetëvendosje ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu dhe kabinetin e tij, ministri Vitia tha se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, tha ministri Vitia. /Lajmi.net/