Vizita e Grenellit ka frikësuar politikanët në Serbi, thonë se ai ka rol vendimmarrës dhe jo negociues

23:19 | 11 Tetor 2019

Biseda për Kosovën midis presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçi dhe të dërguarit të Donald Trump Richard Grenell nuk po shihet si inkurajuese në Serbi.

“Diplomati amerikan është emëruar si vendimmarrës, jo si negociues”, ky ishte komenti i ish-ministrit të jashtëm të Serbisë, Vladislav Jovanoviq, shkruan lajmi.net.

Ai tha për Tanjug pas deklaratës së sotme të Vuçiq, është kuptuar se i dërguari i Trump është njeriu që do t’i shkurtojë afatet dhe të marrë vendime, e jo të negocioj.

“Është e mundur, që është një taktinë në terren për të zbuluar më qartë se çfarë mase SHBA-të mund të bëjnë presion deri në ekstreme ku të kërkohet edhe njohja e Kosovës”, tha Jovanoviq.

Pas takimit me të dërguarin special të Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Vuçiq dje tha se biseda ishte serioze, e hapur dhe e përgjegjshme dhe se ai i ka kërkuar kohë për të menduar ambasadorit Grenell duke marrë përgjigjen se “gjërat duhet të bëhen”.

Duke folur para gazetarëve dje, Vuçiq tha se askush nuk po i ofronte asgjë Serbisë për çështjen e Kosovës.

Duke komentuar këto deklarata, Jovanoviq tha se kontaktet pasuese me ndërmjetësin amerikan do të japin panoramë më të qartë se nëse SHBA-të marrin kryesimin e bisedimeve.

Ai gjithashtu është shprehur se nga të gjitha paraqitjet, Grenell ka vendosur të shpejtojë debatin mbi çështjen e Kosovës në mënyrë pak a shumë komanduese, të pranojë, legjitimojë dhe ratifikojë atë që është krijuar dhe të heqë qafe nga SHBA-të përgjegjësinë morale, politike dhe gjeopolitike që ka në Kosovë.

Jovanoviq është shprehur se Serbia duhet t’i përsërisë argumentet e saj të cilat sipas tij janë më të forta se të SHBA-ve dhe mbështeten mirë, ani pse Serbia nuk e ka fuqinë e SHBA-ve. /Lajmi.net/