Vrasja e mësimdhënëses nga burri i saj në Prishtinë, Kurti thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke deklaruar se Qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër rasteve të dhunës në familje. Kryeministri ka përmendur vrasjen e para disa ditëve që ndodhi në kryeqytet, ku një prej mësimdhënësve u vra nga bashkëshorti i…

Lajme

29/11/2022 14:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke deklaruar se Qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër rasteve të dhunës në familje.

Kryeministri ka përmendur vrasjen e para disa ditëve që ndodhi në kryeqytet, ku një prej mësimdhënësve u vra nga bashkëshorti i saj.

Kurti e ka cilësuar këtë ngjarje si barbare, duke thënë se qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.

Në këtë ngjarje që po organizohet nga Ministria e Drejtësisë, e që po mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ku për Kurtin, mungesa e tyre është e paarsyeshme, pasi sipas tij, ata kanë rol të rëndësishëm tek kjo kategori.

Kritika për gjyqtarët dhe prokurorët pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk janë me ata që duhet të jenë për trajtimin e dhunës në bazë gjinore.