Vuçiq gjen një aleat të ri në rrugën e Serbisë drejt BE-së

11:03 | 27 Maj 2019

Presidenca e Serbisë ka publikuar njoftimin që jep detaje nga urimet e Aleksandar Vuçiqit dhe bisedën e tij me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka uruar Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban për rezultatin e mirë të partisë së tij Fides në zgjedhjet e Parlamentit evropian.

Në njoftimin e presidentit serb, Orban gjatë një bisede telefonike me Vuçiqin ka thënë se “fitoren rekorde” ia dedikon Hungarisë dhe popullit hungarez, por është zotuar edhe për vazhdimin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, transmeton lajmi.net.

“Ju zotëri president mund të llogarisni në mbështetjen dhe ndihmën e Hungarisë në rrugën evropiane të Serbisë si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjitha fushat”, deklaroi Orban.

Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se raportet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në nivel të lartë të bashkëpunimit dhe bazohen në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/