Vuçiq: Nuk kam nënshkruar asgjë, por ka një marrëveshje

Presidenti serb në paraqitjen para gazetarëve ka thënë se ka një marrëveshje. Megjithatë, ai tha se si atë ditë në Bruksel, edhe sonte nuk ka nënshkruar asgjë, përcjell lajmi.net. Gjithashtu ka thënë se shpreson që Prishtina të tregohet konstruktive dhe t’i respektojë detyrimet. Veç kësaj, Vuçiq shtoi se për ta është me rëndësi themelimi i…

Lajme

18/03/2023 23:03

Presidenti serb në paraqitjen para gazetarëve ka thënë se ka një marrëveshje.

Megjithatë, ai tha se si atë ditë në Bruksel, edhe sonte nuk ka nënshkruar asgjë, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu ka thënë se shpreson që Prishtina të tregohet konstruktive dhe t’i respektojë detyrimet.

Veç kësaj, Vuçiq shtoi se për ta është me rëndësi themelimi i Asociacionit konform marrëveshjeve të arritura më parë.

“Për neve është me rëndësi formimi i Asociacionit dhe në perputhje me marrëveshjet e arritura më parë. Jam i kënaqur në këtë drejtim, ende flitet për te pagjeturit, por varet se si plani i implementimit përpunohet edhe më tutje.E di se do thuhet se s’kam nënshkruar asgjë dhe ashtu është, por dyja palët kemi vendosur pikat e kuqe. Nuk besoj se ka qenë nje ditë dëm, por një ditë e gjatë. Nesër do t’u prezantojmë qytetarëve serbë atë çfarë kemi arritur”.

Tutje, ai pohoi se do të formohet një komision që të monitorojë krijimin e Asociacionit.

Lajmi në përditësim…