Vulin, “Lista Serbe” do ta kalojë pragun

Ish-ministri për “Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se është lajm i mirë që partitë serbe në Kosovë do të dalin bashkë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Lajme

14/05/2014 11:46

 “Jam i sigurt se lista e përbashkët mund të kalojë pragun dhe në këtë mënyrë të marrë numër të caktuar të deputetëve”, ka thënë Vulin për mediat serbe, raporton REL.

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviq, ka thënë të martën se me Iniciativën Qytetare Serbia të Oliver Ivanoviqit është rënë dakord për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës. 

Petroviq, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, ka thënë se marrëveshja bazohet vetëm në interesat e komunitetit serb.