Waller krenohet me Plisat
Basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës, Tay Waller është i bindur se skuadra nga kryeqyteti i ka tifozët më të mirë. Ylli i bardhekaltërve u nda jashtëzakonisht i kënaqur nga përkrahja e Plisave që i ndihmoi Sigal Prishtinës të shënojë fitore shumë të rëndësishme, dhe po aq bindëse kundër liderit të Ligës Ballkanike, Kumanovës me rezultat…

Sport
Basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës, Tay Waller është i bindur se skuadra nga kryeqyteti i ka tifozët më të mirë.
Ylli i bardhekaltërve u nda jashtëzakonisht i kënaqur nga përkrahja e Plisave që i ndihmoi Sigal Prishtinës të shënojë fitore shumë të rëndësishme, dhe po aq bindëse kundër liderit të Ligës Ballkanike, Kumanovës me rezultat 75:60 të mërkurën.
“Kjo video tregon se i kemi tifozët më të mirë, kjo ishte atmosfera para fillimit të takimit. Ishte një fitore e mirë ekipore”, shkroi Waller në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Waller i kënaqur me përkrahjenPlisat ishin të zëshëm nga fillimi e deri në fund të takimit duke mos i lënë ‘rehat’ basketbollistët mysafir që shpeshherë dukeshin të humbur në parket.