Wenger i përgjigjet Mourinhos
Arsene Wenger iu kundërpërgjigj deklaratës së Jose Mourinhos i cili e përshkroi si “specialist për dështim”, duke e quajtur akuzën e tij si “mungesë respekti” dhe “turpërim për Chelsean”. Mourinho lansoi kritikën e tij pasi menaxheri i Arsenalit, Wenger theksoi se lideri i Premierligës ka frikë nga dështimi në garë për titull. Kurse, në paraqitjen…

Sport
Arsene Wenger iu kundërpërgjigj deklaratës së Jose Mourinhos i cili e përshkroi si “specialist për dështim”, duke e quajtur akuzën e tij si “mungesë respekti” dhe “turpërim për Chelsean”.
Mourinho lansoi kritikën e tij pasi menaxheri i Arsenalit, Wenger theksoi se lideri i Premierligës ka frikë nga dështimi në garë për titull.
Kurse, në paraqitjen e tij para medieve të premten, Mourinho deklaroi: “Ndoshta ai ka të drejtë, ndoshta unë nuk jam mësuar të dështoj, por realiteti është se ai është specialist për dështim, për shkak se ka kaluar tetë vjet pa asnjë titull. Nëse e bëj këtë në Chelsea, largohem dhe nuk kthehem më”.
I pyetur për kritikat e Mourinhos pas fitores 2:1 ndaj Liverpoolit në FA Cup, Wenger tha: “Nuk dua të kthehem tek ato, ishin komente që shfaqin mungesë respekti. Asnjëherë nuk kam folur për në konferencën time. E di një gjë, është më e turpshme për Chelsean, se sa për mua”.