Wenger, ku je nis?
Një fotografi që tregon Arsene Wengerin në aeroportin e Heathrow është publikuar në Twitter duke zgjuar spekulime në mesin e kontingjentit të Arsenalit. Me pak më tepër se një javë të mbetur në afatin kalimtar të janarit, gjiganti londinez spekulohet me transferimin e disa futbollistëve për të përforcuar kandidaturën për titullin e kampionit në Premierligë.…

Sport
Një fotografi që tregon Arsene Wengerin në aeroportin e Heathrow është publikuar në Twitter duke zgjuar spekulime në mesin e kontingjentit të Arsenalit.
Me pak më tepër se një javë të mbetur në afatin kalimtar të janarit, gjiganti londinez spekulohet me transferimin e disa futbollistëve për të përforcuar kandidaturën për titullin e kampionit në Premierligë.
Por, për ku është nisur Wenger? Aktualisht qarkullojnë një numër i madh emrave që spekulohet se kanë zgjuar interesim nga strategu francez. Wenger sonte në mbrëmje mund të shikojë ndeshjet Levante – Barcelona, Ajax – Feyenoord, ose Milan – Udinese.
Për më tepër, Wenger mund të jetë nisur për në Gjermani për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Schalke 04, Julian Draxler.
Ose në Portugali për transferimin e sulmuesit të Benficas, Rodrigo? Mbetet të shohim, do ta marrim vesh së shpejti.