lajmi.net

Wenger lavdëron Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ishte optimist se skuadra e tij do të shënonte fitore kundër Manchester Cityt. Por, ai lavdëron ekipin për paraqitjen në barazimin 1:1 në Emirates. “Në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm të shënonim golin e dytë. Ishte një ndeshje e mirë mes dy…

Sport

29/03/2014 20:09

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ishte optimist se skuadra e tij do të shënonte fitore kundër Manchester Cityt.

Por, ai lavdëron ekipin për paraqitjen në barazimin 1:1 në Emirates. “Në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm të shënonim golin e dytë. Ishte një ndeshje e mirë mes dy ekipeve kualitative dhe shumë e baraspeshuar”, deklaroi ai.

“Isha optimist se mund të fitonim por pas asaj që kemi kaluar, ishte me rëndësi të mos bëjmë gabime në mbrojtje”.

“Ajo që ka ndodhi javën e kaluar ishte një ankth dhe përveç kësaj ne shënuam një autogol kundër Swanseas andaj zhveshtorja ishte pak sa e zbehtë të martën mbrëma. Andaj, dua të lëvdoj ekipin për mënyrën si është përgjigjur sot dhe treguam kualitete të veçanta mendore. Kam një skuadër fantastike për të punuar”.

Wenger lavdëron Arsenalin

Arsene Wenger lavdëroi pjekurinë e Arsenalit pas fitores 1-0 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Aaron Ramsey realizoi golin e tij të 11-të këtë sezon që riktheu gjigantin londinez në pozitën e parë në grup me tri fitore nga katër ndeshje. Dhe, strategu francez është…

Sport

07/11/2013 08:50

Arsene Wenger lavdëroi pjekurinë e Arsenalit pas fitores 1-0 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Aaron Ramsey realizoi golin e tij të 11-të këtë sezon që riktheu gjigantin londinez në pozitën e parë në grup me tri fitore nga katër ndeshje. Dhe, strategu francez është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij dhe rezultati përfundimtar.

“Ne ishim nën presion nga minuta e parë e deri tek e fundit por nuk bënë asnjë gabim dhe u mbrojtëm mirë. Ne ishim kompakt dhe punuam së bashku edhe pse për periudha të gjata në pjesën e parë kemi bërë paraqitje të pjekur”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.

“Krijuam disa raste të mira. Mbrojtja jonë ishte nën presion por tregoi gatishmëri dhe aftësi teknike që na dha një ngritje të madhe. Jo shumë skuadra vijnë këtu dhe fitojnë”, përfundoi ai.