Wilmots ia sheh sherrin Januzajt
Belgjika u eliminua nga Kampionati botëror. Kurse, selektori Marc Wilmots është duke u përballur me kritika për mungesën e aktivizimit të Adnan Januzajt, në çastet e fundit të ndeshjes kundër Argjentinës.

Sport
Belgjika u eliminua nga Kampionati botëror pas humbjes 1:0 nga Argjentina të shtunën.
Kurse, edhe këtë duel si tre të tjerë të skuadrës, Adnan Januzaj e përcolli nga bankina pa u inkuadruar fare në lojë. AI luajti vetëm një orë kundër Koresë së Jugut dhe kjo ishte e tëra.
Mirëpo, mos inkuadrimi në lojë i Januzajt në ballafaqimin kundër Argjentinës ka bërë që selektori Marc Wilmots të ballafaqohet me shumë kritika nga ana e tifozëve, në rrjete sociale.
Në minutën e 75-të, Wilmots bëri ndryshimin e fundit duke nxjerr në loja Eden Hazardin dhe në vend të tij e inkuadroi Naser Chadlin që nënkuptoi se Januzaj nuk do ta shijojë asnjë minutë lojë as kundër Argjentinës. Kjo ka hidhëruar tifozët.
“Çka është duke bërë Wilmots? Chadli në lojë e Januzaj në bankinë kur ekipit i nevojitet goli”, shkroi një tifoz në Twitter. Kurse, një tjetër ishte edhe më i ashpër.
“Wilmots duket se dëshiron të humb qëllimisht, inkuadrimi i Chadli para Januzajt e dëshmon këtë”.